Lajme
Një sherr mes italianëve dhe shqiptarëve në San Felice a Cancello
I ngacmoi të dashurën, rrihen mes vete italianët dhe shqiptarët
Një sherr mes italianëve dhe shqiptarëve në San Felice a Cancello, në zonën e Casertës, ka përfunduar me 4 të arrestuar, përcjell albinfo.ch.
Referuar medieve italiane, një 36-vjeçar italian i kishte ngacmuar të dashurën 21-vjeçarit shqiptar.
Kur mbërritën në vendngjarje, karabinierët e gjetën 36-vjeçarin duke debatuar me 21-vjeçarin, të dy të mbështetur nga burra të tjerë.
Italianët dhe shqiptarët ishin përballë njëri-tjetrit duke u përleshur me gurë dhe shkopinj, shkruajnë mediet italiane.
Karabinierët arritën me vështirësi t’i bllokonin. Dy shqiptarët dhe dy italianët u arrestuan dhe janë në pritje të gjykimit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












