Lajme
Von der Leyen: ‘Na presin vendime të vështira’
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një fjalim para deputetëve të Parlamentit Evropian foli për të gjitha sfidat, si dhe për pasojat që solli lufta në Ukrainë, duke theksuar se uniteti evropian është në provë.
Ajo nënvizoi se në të ardhmen do të duhet të merren vendime të vështira.
Von der Leyen deklaroi se BE-ja e pa se kishte nevojë për të shkuar përtej procesit të zgjerimit, se duhej një komunitet politik, në lidhje me të cilin Komisioni Evropian do të paraqiste idetë e tij në Këshillin e Bashkimit.
Ajo përmendi gjithashtu se rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe vendet e Partneritetit Lindor, janë të rëndësishëm për BE-në.
“Dua që vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, të dinë se janë pjesë e familjes sonë. Bashkimi ynë nuk është i plotë pa ju, ky është mesazhi ynë”, tha Von der Leyen.
Sipas saj, e ardhmja e BE-së varet edhe nga bashkëpunimi me partnerët jashtë Evropës.
“Ka vende që duan të bashkëpunojnë me ne në përballjen me sfida të mëdha”, tha ajo, duke paralajmëruar marrëveshje me disa vende dhe përpjekje për thellimin e bashkëpunimit.
Kryetarja e KE-së theksoi se është e rëndësishme të ruhet dhe të përmirësohet demokracia.
“Për më shumë se 70 vjet kontinenti është në rrugën e demokracisë, të gjithë e dimë dhe e shohim se duhet të luftojmë për demokracinë, duhet të mbrojmë të gjithë nga kërcënimet e jashtme, por edhe nga ato të brendshme. Duhet të vazhdojmë të punojmë për demokracinë, për të përmirësuar jetën e njerëzve. Ne duhet të jemi me të gjithë qytetarët kur ata kanë nevojë, prandaj Konferenca jonë për të Ardhmen e Evropës është e rëndësishme”, tha Von der Leyen./Euronews
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë










