Futboll
Ronaldo refuzoi ofertën marramëndëse për të luajtur në Arabinë Saudite
Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka refuzuar një ofertë marramëndëse për të luajtuar në kampionatin arab të futbollit.
37-vjeçari refuzoi një ofertë prej 242 milionë eurosh për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin e Al Hilal, shkruan CNN Portugal.
Klubi nga Riadi dhe tri herë kampioni radhazi i Arabisë Saudite kishte dëshirën që ta bënte portugezin futbollistin më të paguar në planet dhe të forconte më tej skuadrën.
“Ne do të dëshironim të shihnim një lojtar si Cristiano Ronaldo të luante në Ligën Saudite. Do të kishte një reagim shumë pozitiv dhe do të ishte një lajm i mirë. Të gjithë i dimë arritjet dhe rekordet e Cristiano Ronaldos, i cili përveçse një lojtar i madh, është një shembull i shkëlqyer”, tha presidenti i Federatës Arabe të Futbollit, Yasser Al-Misehal.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











