Lajme
Vlerat ushqyese të kungulleshkës
Për 10 vjet me radhë në Florida janë realizuar studime epidermiologjike në mbi 15 000 persona, të cilëve iu kërkua të bashkëpunonin duke ngrënë sasi të mëdha kungulleshkash.
Kungulleshka është një armë e fortë në profilaksinë e disa llojeve të tumorit.
Gjithashtu kungulleshkat janë perime që kanë pak kalori dhe karbohidrate (sheqerna), për këtë motiv janë shumë të përdorura në dieta dhe të këshilluara për diabetikët. Është shumë e pasur me ujë ( 93% ujë për 100g kunguj ), përmban kripëra minerale (potas, hekur, fosfor, kalcium, zolf ) dhe vitamina ( B2, PP, A, dhe sasi të vogla vitamine C ).
Është një nga perimet që stomaku e tret shumë shpejt dhe ideale është të gatuhet me avull (në këtë mënyrë nuk humb kripërat minerale). Kungulleshkat kanë fuqi të lartë pastruese për organizmin (nga toksinat e ndryshme).
Është e këshillueshme personave që kanë probleme me kapsllëkun (në këtë rast kungulleshkat duhen gatuar me gjithë lëkurë, e cila është e pasur me fibra), celulitin dhe personave që vuajnë nga veshkat (gurë apo çiste).
Kungulleshka është një nga perimet që gjen përdorime të shumta në kuzhinat tona. Mund të gatuhen të skuqura, në furrë (të mbushura), në supa me perime të tjera, ose në fërgesat e vezëve.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Zjarri përfshin zhveshtoren e FC Basel, shtyhet ndeshja me Thun Flakët shkaktuan dëme të mëdha materiale në stadiumin e Baselit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të... -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Në Zvicër mbi 300 mijë të moshuar përballen me dhunë -
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve -
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten











