Lajme
1,7 milionë vende të lira pune në Gjermani
Autoritetet gjermane vlerësojnë se ka mbi 1,7 milionë vende të hapura pune që nuk i plotësojnë dot.
Shumica e punëtorëve nevojiten në transportin ajror, hoteleri dhe shëndetësi. Për këtë arsye, qeveria dëshiron ta bëjë importin e burimeve njerëzore nga Ballkani më të lehtë.
Kjo konfirmohet nga një infermiere nga Serbia, që u zhvendos në Gjermani 3 vjet më parë.
“Punoj në një klinike të mirë dhe moderne, që vuan nga mungesa e stafit. Ky është problemi kryesor në Gjermani”, thotë Katarina Tešić, infermiere serbe.
Sipas të dhënave të organizatës gjermane GIZ, rreth 250 mijë qytetarë serbë jetojnë në Gjermani.
“Gjithçka nisi në 2013-n, kur politikat gjermane për emigracionin lejonin mërgimin e personave të kualifikuar, jo domosdoshmërisht të shkolluar, por që mund të kryejnë profesione dytësore aty ku ka boshllëqe”, shprehet Milica Ljesevic, nga organizata GIZ.
Kandidatët duhet të plotësojnë 3 nga 4 kriteret e kërkuar: një diplomë ose trajnim profesional të njohur nga Gjermania, tre vjet eksperiencë në fushën e kërkuar, aftësi gjuhësore ose qëndrim i mëparshëm në Gjermani dhe të mos jenë mbi 35 vjeç./Euronews
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












