Lajme
OKB: Lufta në Ukrainë, faktor që po nxit uri në botë
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pasiguria akute për ushqim pritet të rritet “me shpejtësi” deri në fund të vitit në 19 vende në botë, pjesërisht për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Gjetjet janë bërë publike në një raport të përbashkët, të publikuar më 21 shtator, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrikulturë, si dhe Programi Botëror i Ushqimit.
Këto organizata e kanë përmendur luftën në Ukrainë, konfliktet e tjera, motin ekstrem, zhvendosjet e njerëzve dhe jostabilitetin ekonomik, si “nxitësit kyçë” të pasigurisë ushqimore.
Raporti ka bërë thirrje për “veprime urgjente humanitare që të ruhen jetët e njerëzve dhe të parandalohet uria në shtetet ku pasiguria aktuale për ushqim pritet të përkeqësohet”, në tre muajt e ardhshëm.
Thatësia në Afrikë – ku mungesa e ushqimeve ka qenë edhe rezultat i bllokimit të grurit ukrainas pas shpërthimit të luftës – është veçuar si faktor që po çon njerëzit “në prag të urisë”.
Në raport është përmendur edhe ndikimi i vërshimeve në Pakistan, shtet i cili varet shumë nga importet ruse dhe ukrainase të grurit.
Siria në Lindje të Mesme dhe shtetet e Amerikës Latine, sikurse Guatemala, Hondurasi dhe Haiti, janë po ashtu në mesin e 19 vendeve të rrezikuara.
Në total, rreth 970.000 njerëz pritet të përballen me “uri katastrofale” në gjithë botën, nëse nuk merren masa për të vepruar./REL
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane Pavarësisht javës zyrtare të gjatë të punës, Zvicra mbetet nën mesataren e Evropës... -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse















