Lajme
Inflacioni në Gjermani, në nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh
Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh. Nxitur nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve për konsumatorët, rritja e çmimeve në shtator kundrejt të njëjtit muaj një vit më parë ishte 10,0 për qind, vuri në dukje Enti Federal i Statistikave. Në gusht rritja ishte 7,9 për qind.
Ekonomistët edhe në muajt e ardhshëm llogarisin me kuota rritjeje. Kuota inflacioni si aktualisht nuk ka pasur asnjëherë në Gjermaninë e ribashkuar. Në landet perëndimore të federatës janë regjistruar rritje me dhjetë për qind në fillim të viteve 1950, megjithatë me kalimin e kohës, metodologjia e matjes ka ndryshuar.
Kuotat e larta të rritjes së çmimeve dobësojnë fuqinë blerëse të konsumatorëve, të cilët mund të blejnë më pak me një euro. Raporti financiar mes të ardhurave dhe shpenzimeve të njerëzve tkurret.
Sipas një sondazhi të Shoqatës së Tregtisë në Gjermani (HDE), 60 për qind e konsumatorëve rezervohen në blerje. Për muajt e ardhshëm madje 76 për qind e të anketurave thonë se blejnë më me kursim. „Shumë ekonomi shtëpiake janë të detyruara aktualisht të paguajnë më shumë para për energjinë si dhe u duhet të llogarisin me rritjen e vlerës së pagesave të energjisë për ngrohjen. Si rrjedhojë atyre u duhet që të kursejnë fillimisht që të mund të blejnë diçka të re”, shpjegon Rolf Bürkl, ekspert i GfK, Instituti për Studimet e Konsumit në Nyrnberg. Kjo ka pasoja për ekonominë më të madhe të Europës, sepse konsumi privat është një ndër shtyllat e rëndësishme të koniunkturës.
Prej muajsh energjia dhe ushqimet janë faktorët që nxisin rritjen e çmimeve. Sulmi rus ndaj Ukrainës si dhe vështirësitë me furnizimet e kanë ashpërsuar situatën gjithsesi të tensionuar. Në shtator energjia kushton 43,9 për qind më shumë se një vit më parë, ushqimet janë shtrenjtuar me 18,7 për qind. Në raport me një muaj më parë, në shtator çmimet u rritën me 1,9 për qind. Në muajin gusht aboneja mujore e qarkullimit urban prej 9 eurosh si dhe masat lehtësuese të ndërmarra nga qeveria gjatë mujave të kaluar, si p.sh. skontoja për karburantin e amortizuan disi situatën. Afati për të dyja këto masa lehtësuese mbaroi në gusht. Qeveria po planifikon lehtësime të reja. Pensionistët dhe studentët do të marrin një pagesë për përballimin e çmimit të energjisë. Ndihma për fëmijët do të rritet në fillim të vitit të ardhshëm./DW
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla