Lajme
Rizvanolli: Kompanitë e ujësjellësve do të bëhen me panele solare
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar për një projekt të ri që po synohet të realizohet mbi qatitë e kompanive rajonale të ujësjellësve (KRU).
Ky projekt do të përfshijë vendosjen e paneleve solare nëpër objektet e këtyre kompanive, ku si rrjedhojë do të gjenerohet energji elektrike nga ky burim i rinovueshëm.
Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Ekonomisë, këto kompani, të cilat na mundësojnë qasjen në një burim natyror, së shpejti do të fillojnë të marrin edhe energjinë nga një burim i tillë.
Ministria e Ekonomisë thotë se tashmë kanë shqyrtuar potencialin e të gjitha ndërtesave të KRU-ve për instalim të paneleve solare, dhe se së shpejti do të hapet edhe thirrja e prokurimit për instalimin e tyre.
Ndërsa, disa objekte të tjera brenda komplekseve të ujësjellësve janë përzgjedhur për instalime solare.
Kështu, ministria në fjalë fton të gjitha kompanitë vendore, të cilat operojnë në këtë sektor, t’i kushtojnë vëmendje thirrjes dhe të aplikojnë.
ME ka njoftuar gjithashtu se edhe USAID Kosovo ka kontribuar në këtë projekt, duke ofruar ndihmë për auditimin energjetik të objekteve dhe studimin e fizibilitetit.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










