Lajme
Google do t’ju njoftojë kur të dhënat tuaja shfaqen në rezultatet e kërkimeve
Nga viti i ardhshëm, Google do të mund t’ju njoftojë nëse të dhënat tuaja personale, siç është numri i telefonit, adresa elektronike apo edhe adresa e shtëpisë, shfaqen në rezultatet e kërkimit dhe të kërkoni që t’i fshihni.
Google zyrtarisht filloi me instalimin e “veglës” që u mundëson njerëzve të fillojnë kërkesën për heqjen e rezultateve të kërkimeve në të dhënat e tyre personale.
Kjo “vegël” është e qasshme për disa përdorues që nga java e kaluar, e pritet të shfaqet edhe tek pjesa tjera e përdoruesve.
Google njoftoi në Twitter që në fillim të vitit të ardhshëm ky sistem i ri i informimit do të jetë i qasshëm për pothuajse çdo përdorues në mbarë botën.
Megjithatë, duhet theksuar që Google largon vetëm rezultatet e kërkimit, e jo edhe përmbajtjen në ueb-faqe.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet












