Lajme
Ja pse duhet të konsumoni bukë misri
Buka është një nga lëndët ushqimore më komplete.
Ajo i sjell organizmit substancat ushqyese më të nevojshme dhe vitale: makro-substancat (proteinat, hidrytet të karbonit, yndyrat) dhe mikro-substancat ushqyese (mineralet, vitaminat etj.).
Buka është burim interesant i proteinave me prejardhje bimore. Normalisht kur vjen puna te mirëqenia e organizmit tonë, njeriu bën disa zgjedhje. Dhe natyrshëm lind pyetja: cila është më e mirë për organizmin tonë, buka e grurit apo ajo e misrit?
Buka e grurit është më e preferuar nga të gjithë, por është kategori njerëzish që do të ishte mirë të konsumonin sa më shumë bukë misri.
Kjo për disa arsye të thjeshta:
Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstante nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak, transmeton noa.al. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu.
Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj, të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.
Misri gjithashtu është burim energjie, sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun.
Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.
Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave?











