Lajme
BE: Karikues universal për celularët dhe tabletat nga viti 2024
Me një shumicë dërrmuese prej 602 votash pro, përballë 13 kundër dhe 8 abstenim, Parlamenti Evropian miratoi rregulla të reja për një karikues universal për të gjithë telefonët dhe tabletat.
Nga vjeshta e vitit 2024, të gjithë qytetarëve evropianë do t’u duhet vetëm një karikues me hyrje USB të tipit C, për të rimbushur pajisjet e vogla elektronike; ndërsa në 2026-n, i njëjti karikues do të kthehet në normë për kompjuterët e tipit laptop.
“Të 14 kategoritë e produkteve që janë pjesë e këtij ligji; nga smartfonët tek kufjet e deri tek tabletat do të kenë një karikues të vetëm, duke filluar nga vjeshta e vitit 2024”, u shpreh euro-deputeti socialist, Alex Agius Saliba.
Prodhuesit e pajisjeve elektronike i kanë rezistuar për vite me radhë presionit të BE-së për standardizimin e teknologjive. Ky vendim do t’i prekë të gjithë ata dhe në veçanti kompaninë amerikane “Apple”, që do ta ndjejë më shumë.
“Në thelb, kur bëhet fjalë për smartfonët, elefanti është “Apple”. Dhe që “Apple” të mund të shesë produktet e saj në tregun e përbashkët evropian, duhet t’i bindet standardit USB-C nga viti 2024”, tha Alex Agius Saliba.
Qeveritë evropiane pritet të japin konsensusin final brenda muajit. Më pas, legjislacioni do të hyjë në fuqi. Vendet anëtare do të kenë më pas 12 muaj kohë për të ndryshuar rregulloren dhe në përfundim do ta aplikojnë atë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













