Lajme
Merkel merr çmimin e OKB-së për refugjatët
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka fituar çmimin prestigjioz për refugjatët Nansen të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, duke marrë vlerësime për vendosmërinë e saj për të mbrojtur azilkërkuesit gjatë kohës që ishte në detyrë.
Duke treguar për më shumë se 1.2 milionë refugjatë dhe azilkërkues të mirëpritur nga Gjermania më 2015 dhe 2016, në kulmin e një krize emigrantësh të shkaktuar veçanërisht nga lufta në Siri, komiteti përzgjedhës i UNHCR-së të martën përshëndeti “udhëheqjen, guximin dhe dhembshurinë” e Merkelit. Në atë kohë, gruaja që udhëhoqi qeverinë gjermane për 16 vjet tha se situata “i vuri në provë vlerat tona evropiane si rrallë herë më parë”, raporton AlJazeera,
Në atë kohë, gruaja që udhëhoqi qeverinë gjermane për 16 vjet tha se situata “i vuri në provë vlerat tona evropiane si rrallë herë më parë. Ishte as më shumë e as më pak se një imperativ humanitar”.
Shefi i UNHCR-së, Filippo Grandi, përshëndeti vendosmërinë e Merkelit për të mbrojtur azilkërkuesit dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, parimet humanitare dhe ligjin ndërkombëtar.
“Duke ndihmuar më shumë se një milion refugjatë për të mbijetuar dhe rindërtuar, Angela Merkel tregoi guxim të madh moral dhe politik”, tha ai në një deklaratë.
“Ishte udhëheqje e vërtetë, duke i bërë thirrje humanizmit tonë të përbashkët, duke qëndruar e vendosur kundër atyre që predikonin frikën dhe diskriminimin”, tha ai.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













