Kosova
SHBA-ja dërgon 300 ushtarë në Kosovë
Rreth 300 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Indianas do të vijnë në Kosovë në një mision nëntëmujorë me fokus garantimin e sigurisë për kosovarët.
Sipas “The Times”, bëhet fjalë për një ekip luftarak që i përket brigadës së këmbësorisë, i cili është nisur të shtunën nga SHBA-ja dhe është ndalur fillimisht në Gjermani, para se të vazhdojë për Kosovë.
Kur trupat të zbarkojnë në Kosovë, ushtarët e task-forcës do ta drejtojnë Komandën Rajonale-Lindje nën autoritetin e NATO-s.
“Burrat dhe gratë e kësaj brigade do të punojnë për të siguruar që pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës do të mbeten të forta dhe se qëllimi ynë i përbashkët për shtete të pavarura, multietnike me shoqëri që bashkëjetojnë në paqe në Ballkanin Perëndimor është realizuar”, ka thënë gjeneralmajori Dale Lyles.
“Dërgimi i trupave tanë demonstron vendosmërinë e Amerikës për të mbrojtur sovranitetin e kombeve të lira dhe demokratike, siç është Kosova”, shtoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht Zonat e skive në Parmalet e Fribourg po tërheqin më shumë vizitorë zviceranë që flasin gjermanisht.... -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj












