Shqipëria
Shqiptarët, kryesojnë në listën e të kthyerve ‘me forcë’ nga vendet e BE-së
Në vitin 2021, Bashkimi Europian raportoi rreth 200 mijë kalime të paligjshme kufitare në shtetet anëtare.
Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e Bashkimit Evropian renditen të shtatët në listën e dhjetë vendeve me prurjet më të mëdha migratore sipas të dhënave të publikuara nga raporti më i fundit i Organizatës Evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.
Sipas Raportit “Analiza e riskurt 2022-2023” të FRONTEX numri i tyre erdhi duke u rritur në vitin 2021 me 25.892 persona të cilët përbëjnë 5% të numrit të përgjithshëm të të huajve me qëndrim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.( 468.719 gjithsej)
Numri i migrantëve shqiptarë me këtë status u rrit me 18% krahasuar me vitin 2020 ku shënoheshin 21.890 shtetas shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në vendet e e BE-së, raporton Zëri i Amerikës.
Në vitin 2021, Bashkimi Europian raportoi rreth 200 mijë kalime të paligjshme kufitare në shtetet anëtare. Kjo sipas Raportit të FRONTEX ishte më e larta të regjistruara që nga viti 2017. Mesdheu Qendror, Ballkani Perëndimor, dhe rrugët e Afrikës Perëndimore ishin tre linjat kryesore me prurjet më të larta të migrantëve të parregullt të evidentuar gjatë vitit 2021.
Pjesa më e madhe e refuzimeve, rreth 8.000, ka ardhur pasi migrantët nuk kanë pasur dokumente në pikat kufitare që të justifikonin udhëtimin në një vend të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë shqiptarët zënë vendin e dytë edhe të kthimeve efektive nga vendet e Bashkimit evropian përmes dy mënyrave, kthimeve “vullnetare” dhe atyre “forcërisht”.
Në vitin 2021 kthimi ishte për 8702 persona, ndërsa në vitin 2020 ai kishte qenë 7.935persona.
Sipas të dhënave të FRONTEX migrantët e parregullt shqiptarë kryesojnë në listën e të huajve të parregullt të kthyer me forcë gjatë vitit 2021 në vendin e origjinës me 5.398 persona nga 4.801 persona që ishte numri i kthimeve në vitin 2020.
Ndërkohë kthimin vullnetar e kanë pranuar në vitin 2021 rreth 2,944 persona nga Shqipëria nga 2771 që ishin në vitin 2020.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










