Lajme
Neonazisti zviceran kërcënon me pushkë kalimtarët, në Itali
Një 31-vjeçar zviceran nën ndikimin e drogës ka kërcënuar kalimtarët me një pushkë të vjetër ushtarake. Gjatë arratisjes, ai është përplasur me 15 makina
Të shtunën, një neo-nazist zviceran 31-vjeçar kërcënouar shoferët në bregun e liqenit Maggiore (nga ana italiane) me një pushkë Schmidt Rubin K31, transmeton albinfo.ch. Kjo është një armë e përdorur nga trupat zvicerane nga viti 1933 deri në 1958. Sipas njoftimit të policisë, ai ka qenë nën ndikimin e drogës, raporton tio.ch.
Pamjet e kamerave nga një pikë karburanti pranë Meina, Itali, tregojnë njeriun pa këmishë duke ecur rroturll, me armë në dorë, duke kërcënuar kalimtarët. Ai ka kërcënuar edhe policinë kur ajo ka mbërritur.
Më pas thuhet se ai është larguar me derën e hapur të makinës dhe është përfshirë në një ndjekje të egër me policinë midis Comos dhe liqenit Lago Maggiore, përcjell albinfo.ch. Ai ka përplasur 15 vetura me makinën e tij VW Golf , siç raporton tutje tio.ch. Më në fund policia italiane ka mundur të ndalojë atë pranë Bavenos, Itali.
Plumba dhe simbole naziste në makinë
Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, kundërshtim ndaj policëve, kërcënime të rënda dhe sulm. Personi, siüas Blick.ch është një “neo-nazist zviceran i dokumentuar”. Përveç 45 gëzhojave, në makinë kishte edhe objekte me simbolikë naziste.
E-Diaspora
-
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë Program kulturor dhe muzikor në Lozanë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës... -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












