Lajme
Shteti që po synon të shpall Rusinë ‘shtet terrorist’
“Rusia është një shtet terrorist”. Kjo është kryefjala e mocionit parlamentar që do të diskutohet sot në Riigikogu, Kuvendin e Estonisë, një definicion që po të zyrtarizohet, siç pritet tashmë, do të përbënte një risi për një vend të Bashkimit Europian dhe anëtar i NATO-s.
Vendimi do të sjellë tensione të shtuara në marrëdhëniet e Tallin me Moskën, që janë gjithsesi në pikën më të ulët që kur republika baltike shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, më 20 gusht të vitit 1991, transmeton cnn.
Pikërisht në gusht të këtij viti, një ditë pasi autoritetet estoneze filluan të zbatojnë vendimin për heqjen e të gjitha monumenteve të epokës sovjetike, vendi që cilësohet si një nga më të përparuarit në fushën digjitale u godit nga një sulm kibernetik të dimensioneve të mëdha, që pothuajse paralizoi rreth 200 portale të rëndësishme qeveritare si ai i taksave, për të cilin u akuzua grupi i hakerave rus Killnet, që dyshohet se mbështetet nga shërbimet sekrete të Moskës.
Rreziku nga Rusia është prioritet për vendin që cilësohet si më i përparuari dhe me nivelin e jetesës më të lartë nga vendet ish-sovjetike. Tallin e sheh veten si objektivi i radhës së Moskës, në rast të një fitoreje ruse në fushëbetejën ukrainase.
“Estonia nuk do të njohë kurrë cenimin e integritetit territorial të Ukrainës si rezultat i një agresioni të turpshëm dhe të një referendumi të rremë”, shkruhet ndër të tjerat në mocionin parlamentar që pritet të votohet ditën e sotme.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim













