Lajme
Disa fakte interesante që mund të mos i keni dëgjuar më parë
Lexoni disa kuriozitete dhe fakte aspak të zakonshme që mund të mos t’i keni dëgjuar më parë.
1.Në një sondazh të vitit 2008, 58% e adoleshentëve britanikë mendonin se Sherlock Holmes ishte një person real, ndërsa 23% mendonin se Winston Churchill ishte një personazh i sajuar.
2.Ishujt Kanarie janë emërtuar pas qenve, jo zogjve.
3.”Njeriu më tipik” shkruan me dorën e djathtë, fiton më pak se $12,000 dollarë në vit, ka një telefon celular dhe nuk ka një llogari bankare.
4.Më shumë njerëz në botë aktualisht vuajnë nga obeziteti sesa nga uria.
5.Michael Jordan fiton më shumë para nga Nike çdo vit sesa të gjithë punëtorët e fabrikës Nike në Malajzi.
6.Së bashku me 5 shqisat tradicionale të dëgjimit, shikimit, prekjes, nuhatjes dhe shijes, njerëzit kanë edhe 15 “shqisa të tjera”. Këto përfshijnë ekuilibrin, temperaturën, dhimbjen, kohën, si dhe shqisat e brendshme, si mbytja, etja apo ngopja.
7.Ju zëvendësoni çdo grimcë në trupin tuaj çdo 7 vjet. Praktikisht, ju nuk jeni ‘aspak’ i njëjti person që ishit 7 vjet më parë.
8.Njëbrirëshi është kafsha kombëtare e Skocisë.
9.Bota hedh poshtë rreth 1 miliard tonë ushqim çdo vit.
10.Të gjitha milingonat në tokë peshojnë po aq sa të gjithë njerëzit.
11.Dhitë kanë bebëza syri drejtkëndore.
13.Një fëmijë 4-vjeçar bën mesatarisht 300 pyetje në ditë.
14.Njeriu mesatar ka 1 deri në 3 kilogramë baktere në trupin e tij.
15.Fjala angleze me më shumë përkufizime është “set”.
16.Ju keni më shumë gjasa të bëheni President sesa të fitoni lotarinë.
17.Nëse truri i njeriut do të ishte një kompjuter, ai mund të kryente 38 mijë trilionë operacione në sekondë. Superkompjuteri më i fuqishëm në botë, BlueGene, mund të menaxhojë vetëm 0,002% të kësaj.
18.Tokio është qyteti më i madh në botë me 37 milionë banorë.
19.Më shumë njerëz vizitojnë Francën se çdo vend tjetër të botës.
20.Muhamed mendohet të jetë emri më popullor në botë.
21.Njerëzit ndajnë 50% të ADN-së së tyre me bananet.
- Dhoma më e qetë në botë ndodhet në selinë e Microsoft-it në shtetin e Uashingtonit.
- Ka një vorbull mbeturinash në Oqeanin Paqësor dy herë më të madhe se Teksasi.
- Zemra e Balenës Blu është sa një makinë Volkswagen Beetle dhe mjaftueshëm e madhe sa të mund të notosh nëpër arteriet e saj.
- 90% e popullsisë së botës jeton në hemisferën veriore.
- Katër bebe lindin çdo sekondë.
27.Dy të tretat e Afrikës janë në hemisferën veriore.
28.Vetëm dy vende përdorin ngjyrën vjollcë në flamujt e tyre kombëtarë.
29.Pëllumbat mund të bëjnë dallimin midis një pikture nga Monet dhe Picasso.
30.Delfinët kanë emra për njëri-tjetrin dhe mund të thërrasin njëri-tjetrin në mënyrë specifike.
31.Akullnajat dhe shtresat e akullit mbajnë rreth 69 % të ujit të ëmbël në planet.
32.E gjithë popullsia e botës mund të futet brenda Los Anxhelosit.
33.Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë ishte -144 gradë Fahrenheit. (-98 gradë Celsius)
34.Kokat në ishullin e Pashkëve kanë trupa.
35.Njerëzit janë të vetmet “kafshë” që skuqen.
36. Njerëzit 60 vjeç e lart përbëjnë 12.3% të popullsisë globale.
37.Njerëzit që janë aktualisht gjallë përfaqësojnë rreth 7% të numrit të përgjithshëm të njerëzve që kanë jetuar ndonjëherë.
38.Oqeanet përmbajnë pothuajse 200,000 viruse të ndryshme.
39.Hëna pëson tërmete hënore.
40.Kleopatra jetoi më afër në kohë me zbritjen e parë të njeriut në Hënë sesa me ndërtimin e Piramidës së Madhe dhe ajo ishte greke, jo egjiptiane.
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve













