Lajme
Trafikimi i qenieve njerëzore në Zvicër po rritet jashtëzakonisht shumë
Me 207 viktima të reja gjatë këtij viti, krahasuar me vitin 2019, kur janë përpiluar statistikat për herë të fundit, kjo është një rritje prej 50 për qind
Sipas një eksperti, rritja e varfërisë në vendet e origjinës është arsyeja kryesore për rritjen e shifrave.
Organizata të ndryshme për mbrojtjen e viktimave kanë regjistruar 207 viktima të reja të trafikimit të qenieve njerëzore vitin e kaluar, në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Gjithsej janë vënë nën përkujdesje rreth 500 persona.
Krahasuar me vitin 2019, kur janë përpiluar statistikat për herë të fundit, kjo është një rritje prej 50 për qind.
Një arsye për rritjen e mprehtë duket të jetë varfëria, thotë Doro Winkler. Ajo është eksperte për trafikimin e qenieve njerëzore dhe këshillon të prekurit si dhe autoritetet, shkruan srf.ch. Winkler punon për zyrën e specializuar për problemet me trafikimin e grave dhe migrimit të grave (FIZ) dhe është anëtare e një grupi ekspertësh të Këshillit të Evropës.
“Në të njëjtën kohë, mundësitë për migrim janë shumë të kufizuara dhe kjo rrit rrezikun e trafikimit të qenieve njerëzore”, vijon ekspertja e trafikut të qenieve njerëzore.
Trafikimi i qenieve njerëzore zakonisht fillon me dëshirën për të përmirësuar jetën e dikujt ose të familjes. “Kjo është arsyeja pse këta njerëz shpesh largohen nga vendlindja e tyre me dëshirën e tyre, thotë Winkler dhe shton: “Ata/ato marrin një ofertë pune në Zvicër, vijnë këtu dhe më pas gjenden në një situatë krejtësisht të ndryshme nga ajo që ishte premtuar.
“Ata mund të mos kenë leje qëndrimi, ndaj janë sërish nën presion dhe nuk i njohin të drejtat e tyre, nuk kanë mjedis social që mund t’i ndihmojë”, vijon Winkler.
80 për qind e viktimave janë gra
Ato vijnë nga e gjithë bota dhe vijnë nga 55 vende të ndryshme, shpesh afrikane. Sipas platformës “Traite”, dy të tretat janë të shfrytëzuar/a seksualisht dhe persona të tjerë nxiten për të kryer vepra kriminale.
Fuqia punëtore e njerëzve të tillë shpesh shfrytëzohet nëpër amvisëri të ndryshme, në tregtinë e hotelierisë ose në ndërtim, përcjell albinfo.ch. Qasja në këshilla është e rëndësishme, thotë Winkler nga FIZ: “Kjo është gjithashtu kërkesa jonë që Zvicra të sigurojë që strukturat e specializuara me financimin e duhur të krijohen në të gjitha kantonet”.
Trafikimi i qenieve njerëzore mund të luftohet vetëm nëse organizatat për mbrojtjen e viktimave dhe agjencitë e zbatimit të ligjit punojnë së bashku.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi Një shtetas zviceran është midis ekuipazhit në bordin e anijes turistike Hondius, e cila është prekur... -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven














