Lajme
Gjykata, kundër Parlamentit: I jep pasaportën të riut që ka vjedhur 122 sfr
Në një procedurë ankimimi, Gjykata e Lartë (kantonale) e Aargaut ka natyralizuar një shtetas të huaj të ri kundër vullnetit të Parlamentit kantonal, transmeton albinfo.ch. Parlamenti kishte refuzuar kërkesën e të riut 18-vjeçar për shkak se ai më parë kishte kryer tri vjedhje, me vlerë të gjiothmbarshme prej 122,90 CHF.
Vendimi i Parlamentit kantonal tani po rezulton i “paqëndrueshëm”, sipas vendimit të Gjykatës Administrative të publikuar të hënën. Parlamenti nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për të arsyetuar refuzimin e kërkesës.
Parlamenti me këtë rast ishte mbështetur në mënyrë të njëanshme në kriterin e shkeljes, shkruan sda.ch. Në moshë të mitur, i huaji i ka kryer vjedhjet në një dyqan në tri ditë të njëpasnjëshme. Kjo kishte bërë që prokuroria e të rinjve ta akuzonte atë për shkelje.
“Në këto rrethana, refuzimi i kërkesës së ankuesit mund të klasifikohet si pothuajse arbitrar”, thotë Gjykata Administrative në shqyrtimet e saj. I riu nuk ka kryer incidente të tjera, përcjell albinfo.ch. Kështu, Parlamenti i Kantonit të Aargaut duhet t’i rimbursojë ankuesit shpenzimet e mbrojtjes prej 2000 CHF të bëra përpara Gjykatës Administrative.
Në qershor, pas një diskutimi të gjerë, parlamenti kishte vendosur me 74 vota kundër dhe 50 Pro të mos natyralizonte të riun e huaj. Partitë e djathta si SVP, FDP dhe pjesë të mëdha të Partisë së Qendrës kishin votuar kundër natyralizimit ndërsa – PS, të Gjelbrit dhe GLP ishin pro. Sjellja e të riut ishte “mosrespektuese dhe arrogante”, kishin thënë deputetët e FDP.
Komisioni i natyralizimit i parlamentit, i cili duhet të shqyrtojë vendimet pozitive të komunave, ishte shprehur kundër miratimit të kërkesës. Por në mars, me kërkesë të grupit parlamentar të PS-së, Kuvendi vendosi ta marrë këtë kërkesë dhe ta shqyrtojë sërish.
Në përpjekjen e dytë, Komisioni arriti në përfundimin se një refuzim i kërkesës do të ishte “disproporcional”. Komuna e kishte siguruar aplikantin për shtetësinë në nivelin komunal, që në dhjetor të vitit 2020.
I riu i huaj, i cili aktualisht po përfundon një stazh profesional si polimekanik, ishte kapur duke vjedhur në një dyqan në pranverën e vitit 2021. Ai ka vjedhur një “adaptues” USB me vlerë 19,95 franga dhe një këmishë mashkulli me vlerë 34,95 franga.
Kur qe marrë në pyetje, ai i kishte thënë policisë se dy ditë më parë kishte marrë me vete një bluzë me vlerë 34 CHF pa paguar, transmeton albinfo.ch. Ai është sanksionuar nga prokurori i të rinjve me 100 franga gjobë. (Aktgjykimi WBE.2022.320 i 3 tetorit 2022).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














