Kosova
Rama: Testimet duhet të bëhen për t’i kuptuar problemet
Testimi i së premtes i unazës qendrore në kryeqytet ka shkaktuar një tollovi të madhe dhe radhë të gjata të automjeteve. Qytetarët janë shprehur të revoltuar nga pritjet dhe kolonat e gjata, por këto kolona i provoi edhe vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Kemi bërë dhe teste të mëparshme gjatë vikendit për ta testuar qendrën, propozimet të cilat kanë ardhur si pjesë e testimeve për mobilitet, si pjesë e planit për testimin e mobilitetit, ku e kemi bërë testimin të shtunën, të dielën, faktikisht kemi bërë për dy javë, ku para se të merret vendimi duhet të testohet edhe gjatë javës. Kjo na tregon pikat e ndryshme ku janë pika që krijojnë probleme, pika që duhet të ndryshohen, me u transformuar për të krijuar një komunikim më të lirshëm për kryeqytetin, për këtë arsye normalisht që është dashur të testohet edhe gjatë javës. Gjatë ditës së sotme, e premtja që shumë herë është më e ngarkuara për ta shikuar ku kemi pasur probleme më të shumta, sot kemi informata të shumta prej të gjitha pikave të kryeqytetit, jemi duke ‘incinzuar’ edhe me dron, kemi edhe ekipe në terren, duke marrë informata se si po ecë trafiku dhe ku janë problemet”, ka thënë Rama.
Ai ka përmendur edhe projektet për rrugën A, ku siç ka thënë, në fund do të bëjnë një raport përfundimtar për këtë testim.
“Ne duhet të bëjmë testimet përveç atyre që i kemi bërë në aspektin e kompjuterëve, duhet të bëhen edhe në terren, sepse kemi një numër të madh për të ditur dhe nga ku po vjen trafiku, sot kemi informata të sakta se ku janë problemet, prej nga po krijohen problemet, në mënyrë që të kemi këtë informatë për përmirësimin e gjendjes në trafik. Kemi paralelisht dhe projekte dhe janë më se të nevojshme të rrugës A, rruga B e ndërlidhur me rrugën A, po ashtu edhe unazës së mesme që janë pjesë të procesit për transformim të kryeqytetit…Ekipet janë në terren, normalisht që do të vijmë me një raport final në fund të eksperimentimit”, u shpreh ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri














