Lajme
Petkoviq: Vendimi i Kurtit për targat ka qenë joligjor dhe i dhunshëm
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës – ka qenë “”joligjor dhe i dhunshëm”, dhe se qëllimi i tij kryesor është “shtypja” e ekzistencës së serbëve në Kosovë.
“Kurti ka marrë vendim joligjor që serbët, të cilët kanë makina me targat KM (Mitrovicë e Kosovës), duhet të riregjistrohen në RKS, të cilat janë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani”, ka thënë Petkoviq për Radiotelevizionin e Serbisë.
Ai ka përsëritur se Kurti dëshiron të frikësojë serbët, mirëpo që Serbia nuk do të lejojë pogrom.
Më 28 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar planin – që pritet të zgjasë deri më 21 prill – për targat e makinave që lëshohen nga autoritetet serbe në qytetet e Kosovës.
Sipas planit, të gjithë pronarët që kanë makina me këto targa do të marrin paralajmërime nga 1 nëntori dhe kjo masë do të vazhdojë për tri javë – deri më 21 nëntor.
Më pas, deri më 21 janar të vitit 2023 do të ketë gjobë dhe më vonë do të lëshohen targat provuese për dy muaj.
Sipas planit, prej 21 prillit nuk do të mund të ketë më targa serbe.
Me vendim të Qeverisë së Kosovës, afati i fundit për riregjistrimin e makinave në RKS ka qenë 31 tetori i këtij viti.
Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa serbe.
Më 31 tetor, Petkoviq ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë se serbët në Kosovë nuk dëshirojnë targa të tjera të makinave dhe se serbët që jetojnë në Kosovë e konsiderojnë veten qytetarë të Republikës së Serbisë”.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjimin e tyre pse Qeveria e Kosovs nuk ka vepruar në përputhje me kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë.
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pati thënë se SHBA-ja, bashkë me partnerët evropianë, i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje dhjetëmujore të vendimit për targat, ndonëse besojnë se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin.
Petkoviq ka thënë se SHBA-ja është duke përmendur se vendimi është në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe se gabim është vetëm afati i shkurtër.
“Ne kemi parë njoftime nga Uashingtoni dhe Brukseli, por ne duhet të shohim edhe veprime konkrete”, ka thënë Petkoviq.
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë










