Lajme
Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane, takimi me afaristët shqiptarë në Saarbrücken
Në Saarbrücken, Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane, nën organizimin e Irfan Tërnava, koordinator për këtë land, mbajti një takim me disa afaristë shqiptarë të kësaj ane, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se të pranishmit u njoftuan nga drejtori ekzekutiv i UB mbi strategjinë e re dhe objektivat e saja për përfshirjen sa më të gjerë të bizneseve shqiptare në tërë territorin e RF të Gjermanisë.
Vlen të theksohet se bizneset shpalosen sukseset e tyre të punës në vendet ku veprojnë dhe interesimin e tyre të kenë qasje në projekte investive, individuale apo të përbashkëta, në vendlindje.
Ishte për t’u përshëndetur interesimi i bizneseve te reja për t’u bërë anëtarë të UB-së, e cila çdo ditë po krijon ura lidhjeje dhe bashkëpunimi në mes të bizneseve, shoqatave dhe institucioneve relevante në diasporë e vendlindje.
Me qëllim të përfshirjes ma të gjerë dhe ma të lehtë organizative, Unioni i Bizneseve ka filluar riorganizimin e saj të brendëshëm duke i themeluar degët e saja. Kështu që më 4 nëntor, nga orën 18:30, në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt do të organizohet themelimi i Degës së Frankfurt-it, e cila formë organizative e brendshme e UB-së do të përfshijë landet: Hessen, Rheinland-Pfalz, Saarland dhe qytetin Aschaffenburg të Bayernit.
Derisa një javë pas, themelimin e Degës organizative në Baden Württemberg.
Unioni i Bizneseve në njërën anë do të jetë shumë afër bizneseve kudo që ndodhen ato, duke i takuar dhe njohur, dhe në anën tjetër, do t’i përkrahë, do t’i promovojë dhe do t’i përfaqësojë dinjitetshëm.
Erfolg verbindet!
Saarbrücken, 28.10.2022
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











