Lajme
Rritja e çmimeve: S’ka masa mbështetëse nga qeveria zvicerane
Qeveria zvicerane nuk e sheh të nevojshme nisjen e masave të jashtëzakonshme për dimrin 2022/23. “Nuk pritet recesion”

Këshilli Federal diskutoi masa të ndryshme mbështetëse për bizneset dhe familjet private në lidhje me rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionit. Ekzekutivi doli në konkluzionin se as gjendja ekonomike dhe as inflacioni nuk justifikojnë një ndërhyrje, prandaj nuk sheh nevojën për masa të jashtëzakonshme për dimrin 2022/23, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Inflacioni mbetet i lartë (3.3% në shtator 2022), por mbetet vetëm një e treta e atij të regjistruar në eurozonë. Grupi i ekspertëve të Konfederatës për parashikimet ekonomike, pavarësisht se ka ulur hipotezën e rritjes së PBB-së në vitin 2023 në 1.1%, nuk pret recesion, për sa kohë që situata energjetike nuk përkeqësohet.
Duke pasur parasysh këtë, Këshilli Federal diskutoi avantazhet dhe disavantazhet e masave të mundshme mbështetëse të cilat u shqyrtuan nga grupi i punës ndërdepartamental, i përbërë nga pesë departamente dhe dymbëdhjetë zyra federale. Trembëdhjetë masat përfshinin tetë për bizneset e interesuara drejtpërdrejt dhe pesë për familjet. Ndër të tjera u diskutuan disa variante për kompanitë që do të riktheheshin nga tregu i lirë i energjisë elektrike në shërbim universal. Të gjitha masat, megjithatë, do të përfshinin ndërhyrje të forta, probleme të mundshme të aplikimit dhe efekte anësore të padëshiruara. Prandaj Këshilli Federal ka ardhur në përfundimin se nuk ka nevojë të ndërhyhet për momentin, përcjell tutje albinfo.ch.
Në të kundërt, Këshilli Federal udhëzoi Departamentin Federal të Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit (Defr) të vazhdojë monitorimin e efekteve makroekonomike dhe t’i raportojë Këshillit Federal në rast të një recesioni të rëndë të afërt, si dhe të përshkruajë opsionet për veprim. Për më tepër, deri në fund të nëntorit 2022, Departamenti Federal i Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikimeve (Datec) do të duhet t’i paraqesë Këshillit Federal një vlerësim të pasojave të masave që aktualisht po studiohen në BE për të përmirësuar çmimet.
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Zvicër
-
Bllokim 12-kilometërsh në Gotthard Trafiku drejt veriut nga jugu i Zvicrës u përball me bllokime të gjata të dielën pasdite,...
-
Nivel “i papërfytyrueshëm” i mikroplastikave në ujin Contrex dhe Hépar, sipas Mediapart
-
A mund t’i vësh fëmijës tënd në Zvicër çdo emër që dëshiron?
-
Nxehtësia rrezikon të bëjë shumë shtëpi në Zvicër të pabanuara
-
Qeveria federale shqyrton blerjen e një pistolete që supozohet të qëllojë pa dashje