Kosova
Der Leyen: E mbështesim plotësisht propozimin franko-gjerman
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se propozimi franko-gjerman e ka mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian.
Sipas saj, përkrahja për propozimin franko-gjerman është e nevojshme, teksa i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ecin përpara në këtë, sepse sipas saj, kjo është ura që po ndërtohet për ta zgjidhur një problem që mund të zgjidhet.
Sa i përket ndonjë kohe, Der Leyen tha se e mira është që anëtarësimi nuk ka një orar fiks, pasi sipas saj, sa më shpejt një vend bën reforma, aq më shpejt ec procesi.
“Por, sigurisht që ekziston edhe ana tjetër, shembull me moszbatimin e reformave apo mospranimin e reformave, atëherë ngadalësohet procesi”, është shprehur Der Leyen.
Tutje, ajo tha se sheh vullnet për të punuar vërtet shumë në çështjet e përgjithshme të shtetit të së drejtës dhe vlerat parimore të BE-së, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri












