Lajme

Pesë kantonet zvicerane që flasin më shumë anglisht

Ku jetojnë anglishtfolësit e Zvicrës?

Rreth 520,000 njerëz në Zvicër (nga popullsia totale prej 8.7 milion) flasin anglisht dhe kanë si gjuhën e tyre kryesore, shkruan albinfo.ch.

Të shumtë ata që flasin këtë gjuhë janë të përqendruar në pesë kantone.

Shumica jetojnë në Gjenevë, ku 12 për qind e banorëve kanë anglishten si gjuhën e tyre kryesore në shtëpi.

Më pas vjen Zug me 11.5 përqind të anglishtfolësve, i ndjekur nga Basel-City (10.9 përqind) dhe Vaud dhe Cyrihu (të dyja 8.8 përqind).

Këto shifra janë në përputhje me një studim të mëparshëm zyrtar që tregon se numri më i madh i të huajve – përfshirë anglishtfolësit – jetojnë në qytetet e mëdha zvicerane dhe zonat përreth qendrave urbane ku ndodhen shumica e kompanive shumëkombëshe.

Kjo është kryesisht sepse këto qytete/rajone ofrojnë numrin më të madh të vendeve të punës për anglishtfolësit. /Albinfo.ch