Lajme
Përdoruesit e “Twitter”-it tani mund të blejnë verifikimin me shenjën blu
Twitter ka lansuar shërbimin e abonimit, ku i lejon përdoruesit të blejnë verifikimin me shenjën blu për një tarifë mujore prej 7.99 dollarësh në një ndryshim të rëndësishëm nën pronarin e tij të ri, Elon Musk.
Në një përditësim për pajisjet Apple iOS të shtunën, Twitteri tha se çdo përdorues që “regjistrohet tani” në shërbimin premium “Twitter Blue” do të marrin tick-un blu.
Shërbimi thuhet se është i disponueshëm në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re, transmeton Telegrafi.
Përditësimi tha se shërbimi do të ofrojë “fuqi për njerëzit”, derisa thuhet se llogaria do të marrë shenjën blu, ashtu si të famshmit, kompanitë dhe politikanët.
Deri më tani, llogaritë e verifikuara nuk duket se po humbasin verifikimin e tyre blu.
Ndryshimi i politikës është i diskutueshëm, mes shqetësimeve se platforma mund të mbushet me llogari të rreme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë













