Lajme
Vazhdon rënia e rasteve të HIV në Zvicër
Infeksionet me HIV vazhduan të bien në Zvicër në vitin 2021.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) regjistroi 318 raste vitin e kaluar, nga një mesatare prej 1300 rastesh në vit në vitet 1990.
318 raste janë shumë më poshtë shifrës 500 për të pestin vit radhazi. Kjo për shkak se personat e infektuar me HIV e dinë situatën e tyre dhe po marrin trajtim, ndërsa personat në rrezik mbrojnë veten përmes kimioprofilaksisë (marrja e medikamenteve për të parandaluar sëmundjen ose infeksionin), transmeton albinfo.ch.
Në fund të vitit 2021, të paktën 4,000 njerëz, kryesisht meshkuj homoseksualë, po merrnin këtë profilaksë para ekspozimit të administruar si pilulë. Personat me rezultat pozitiv HIV trajtohen shpejt dhe në mënyrë efektive në mënyrë që të mos e transmetojnë më virusin.
Vitin e kaluar 93% e të gjithë njerëzve që jetonin me HIV në Zvicër ishin diagnostikuar, 96% e të diagnostikuarve ishin duke iu nënshtruar terapisë me ilaçe dhe 97% e atyre që merrnin trajtim nuk kishin më HIV në gjakun e tyre, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












