Lajme
Greva më e madhe e infermierëve
Nëse gjithçka shkon sipas asaj që kanë njoftuar sindikatat, atëherë brenda javëve të ardhshme Britania e Madhe do të përballet me grevën më të madhe të infermierëve që vendi ka parë ndonjëherë.
Greva më e madhe në historinë e Sistemit Kombëtar të Shëndetit Britanik (NHS) do të zhvillohet para Krishtlindjeve”, shkruan The Guardian, duke nënvizuar se kjo do të jetë edhe greva e parë “kombëtare” në historinë e Kolegjit Mbretëror të Infermierisë (RCN), siç quhet sindikata e infermierëve – e themeluar në vitin 1916.
Më shumë se 300,000 infermierë të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar kanë kërcënuar se do të hyjnë në grevë përpara Krishtlindjeve nëse nuk u rriten pagat.
Sipas The Guardian, perspektiva e një grevë të tillë është “një sfidë e madhe për kryeministrin Rishi Sunak dhe kancelarin e Thesarit Jeremy Hunt, të cilët po përballen me një mungesë buxheti deri në 50 miliardë paund.
Qeverisë konsevatore tani do t’i duhet të përballet me greva të mëtejshme në gjithë sektorin publik, për shkak të rritjes së inflacionit që nga vitet 1980.
Qeveria britanike duhet të rrisë pagën e infermierëve me 4%, megjithëse ata kërkojnë një rritje rreth 15%.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë











