Lajme
Vjenë: Humb jetën 45-vjeçari nga Kosova duke vozitur
Në mediat lokale të Vjenës shkruhet se në orët e pasditës së ditës enjte, më 10 nëntor, në një nga autostradat në hyrje të Vjenës ka humbur jetën një 45-vjeçar nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Referuar këtyre mediave, kosovari ishte duke drejtuar makinën e tij kur papritmas është ndalur makina e tij.
Pjesëmarrës të tjerë në komunikacion kanë ndaluar që të shohin se për çka bëhej fjalë, kanë ftuar Policinë e Vjenës dhe Ndihmën e Shpejtë, por duket se gjithçka ka qenë vonë.
Në ndihmë ka ardhë edhe një helikopter i Ndihmës së Shpejtë, por pa sukses.
Sipas njoftimeve të para nga mediat e Kosovës, i riu nga Kosova është nga Kijeva, me inicialet B.B i cili ka pësuar sulm kardiak dhe gjatë drejtimit të makinës ka humbur kontrollin. Por, duket se makina ka zvogëluar shpejtësinë deri në ndalje të plotë dhe nuk është shkaktuar asnjë aksident i rastit dhe asnjë përplasje me makina të tjera në komunikacion.
Trupi i të ndjerit është sjellë pa shenja jetë në Spitalin Emergjent të Vjenës dhe policia po heton rastin, ndërkaq mjekët kanë filluar të bëjnë obduksionin e trupit të të ndjerit për të konstatuar shkaqet e kësaj fatkeqësie. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër











