Integrimi
Nxënësi zviceran flet shqip me shokët: Shkolla ndalon gjuhët e huaja edhe në oborr
Në shkollën fillore të qarkut Reinach-Leimbach në kantonin Aargau, gjermanishtja tani është e detyrueshme, edhe në oborr të shkollës. Dy "incidente" në oborrin shkollor ishin vendimtare për këtë
Në komunën Reinach Leimbach të Kantonit Aargau, ndjekin mësimet shumë nxënës, gjuha amtare e të cilëve nuk është gjermanishtja. Kjo komunë ka një nga përqindjet më të larta të të huajve në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Për shkak se shumë fëmijë kanë filluar të flasin shqip dhe italisht me shokët e tyre që kanë gjuhë amtare të huaj, gjermanishtja tani është bërë e detyrueshme.
Tash e tutje, fëmijët duhet të flasin vetëm gjermanishten standarde ose dialektin zviceran të gjermanishtes. Dhekjo, jo vetëm në klasa por edhe në korridore dhe në këndet e lojërave, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Qëllimi është që mundësisht sa më shumë fëmijë të kenë shanset më të mira të mundshme për sukses në shkollim dhe më vonë në tregun e punës.
“Shkolla jonë i kushton shumë rëndësi faktit që gjermanishtja të flitet në të gjithë ambientet e shkollës. Në të ardhmen, mësuesit do t`i kushtojnë vëmendje të veçantë mundësisë që fëmijët të respektojnë këtë rregull të ri”, citon “Aargauer Zeitung” të ketë thënë këshilltari komunal Bruno Rudolf.
Prindërit e nxënësve janë njoftuar me një shkresë për rregulloren e re para pushimeve të vjeshtës. Shkolla e arsyeton masën me faktin se shumë nga fëmijët nuk flasin më gjermanisht si dikur.
Kreu i shkollës në fjalë, Hanspeter Draeyer, ka bërë një deklaratë gjithëpërfshirëse për “Aargauer Zeitung” dhe ka përshkruar dy përvoja që kishin shtyrë drejt një vendimi të tillë, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se ishte vënë re se si tre fëmijë të njëjtë luanin gjithmonë së bashku gjatë pauzües. Duke qenë se fëmijët flisnin të gjithë italisht dhe pak ose aspak gjermanisht mes tyre, fëmijët e tjerë nuk gjenin akses në këtë grup.
Në incidentin e dytë, drejtuesi i shkollës kishte dëgjuar një nxënës (zviceran) kopshti duke u bërtitur diçka shokëve të tij teksa luante. Drejtuesi nuk e kishte kuptuar se çfarë po thoshte ai. Por, kur Drayer e kishte pyetur për këtë, djali i ishte përgjigjur se kishte folur shqip.
“Në vitin e parë të kopshtit, djali zviceran kishte mësuar shqip nga shokët e tij të lojës, të cilët ishin në shumicë në klasën e kopshtit të tij”, thotë Draeyer.
Megjithatë, Draeyer thekson se shumëgjuhësia nuk është problemi që i ka detyruar të ndërmarrin këtë masë. Por, thotë ai, nxënësit duhet të përdorin më shumë gjuhën gjermane në jetën e përditshme. Prindërve u kërkohet të ndihmojnë fëmijët që të mësojnë sa më mirë gjermanishten.
Në të ardhmen, mbikëqyrësi i pushimit do t’u kujtojë fëmijëve të flasin gjermanisht, transmeton albinfo,ch. Megjithatë, nuk janë paraparë dënime nëse një fëmijë kapet duke folur një gjuhë tjetër.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














