Lajme
Gjeneva, kantoni i parë që parashikon rritje të shtesave familjare
Kantoni do të ofrojë subvencione më të larta të primeve të kujdesit shëndetësor, shtesa për strehim dhe familje, si dhe pagesa të mirëqenies.
Këshilli Federal ka refuzuar një sërë propozimesh për të ofruar ndihmë financiare familjeve zvicerane dhe me këtë refuzim, gjithçka mbeti në dorë të kantoneve që duan të ndihmojnë banorët e tyre, përcjell albinfo.ch.
Këshilli i kantonit ka vendosur javën e kaluar rritjen e masës së subvencioneve dhe shtesave të banesave për të mbrojtur fuqinë blerëse të familjeve. Gjithashtu parashikon rritje të shtesave familjare dhe paketës së mirëmbajtjes për përfituesit e ndihmës sociale.
“Inflacioni i vërejtur muajt e fundit po shkakton një rënie të të ardhurave të disponueshme për një numër të madh familjesh, veçanërisht në klasën e mesme. Këshilli i Shtetit dëshiron që njerëzit e interesuar të përfitojnë nga mbështetja për të mbrojtur fuqinë e tyre blerëse”, thanë autoritetet.
Në këtë drejtim, kantoni do të ofrojë subvencione më të larta të primeve të kujdesit shëndetësor, shtesa për strehim dhe familje, si dhe pagesa të mirëqenies. /Albinfo.ch
https://www.ge.ch/document/communique-hebdomadaire-du-conseil-etat-du-9-novembre-2022
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












