Lajme
Kurti në Vjenë: Kosova ka mjedis të favorshëm për investime
Në kuadër të pjesëmarrjes së tij si folës kryesor në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati takime të ndara me Drejtorin e Kolipostës dhe Logjistikës së Postës së Austrisë, njëherësh anëtar i Bordit të Postës së Austrisë, Peter Umundum.
Kreu i qeverisë ka takuar gjithashtu edhe kryeshefin ekzekutiv të Raiffeisenbank International, Johann Strobl, presidentin e Industriellenvereinigung (IV), Georg Knill, si dhe kryeshefin ekzekutiv të Kapsch AG, Georg Kapsch.
Bëhet e ditur se zhvillimi i sektorit postar në Kosovë ishte temë bosht në takimin në mes të kryeministrit Kurti dhe Peter Umundum, drejtor i Kolipostës dhe Logjistikës së Postës së Austrisë dhe anëtar i Bordit të Postës së Austrisë. U theksua angazhimi drejt modernizimit të shërbimeve si dhe mundësitë për bashkëpunimin në fushën e digjitalizimit dhe shërbimeve elektronike.
“Me Presidentin e Industriellenvereinigung (IV), Georg Knill, Kryeministri Kurti foli për mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë të industrisë austriake me atë të Kosovës, si dhe potencialin e mërgatës, si urë lidhëse mes të dyja vendeve.
Duke folur për mundësitë për investime në Kosovë, në takimet e ndara me Kryeshefin Ekzekutiv të Raiffeisenbank International, Johann Strobl, si dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Kapsch AG, Georg Kapsch, Kryeministri Kurti theksoi se krahas pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Republika e Kosovës ofron mjedis të favorshëm për investime. Ai veçoi rritjen ekonomike, borxhin e ulët publik, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, si dhe politikën stabile fiskale”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Gjithashtu bëhet e ditur se në këto takime u theksuan arsyet e qëndrueshme për investime në Kosovë, si dhe mundësitë për rritje të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe financave.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri













