Lajme
Nuk ka më makina për refugjatët ukrainas në Zvicër
Kantonet kanë vendosur të heqin privilegjet për ukrainasit në asistencë sociale. Kjo vlen veçanërisht për refugjatët që kanë makina private
Një pjesë e madhe e refugjatëve ukrainas të luftës marrin ndihmë sociale në Zvicër. Për ta, rregullat janë më pak të rrepta sesa për refugjatët nga vendet e tjera ose madje edhe për vendasit që marrin ndihmë sociale, transmeton albinfo.ch. Kjo është më e dukshme kur bëhet fjalë për makinat: ukrainasit me statusin e mbrojtjes S janë (ende) të lirë të përdorin dhe të mbajnë makinat e tyre – pa u shkurtuar të ardhurat e tyre nga ndihma sociale .
Ky privilegj kishte kuptim për një kohë të gjatë, thotë këshilltari i qeverisë së kantonit Obwalden, Christoph Amstad: “Fillimisht supozonim se automjeti ishte i rëndësishëm për t’u kthyer në Ukrainë”, thotë nënkryetari i konferencës së drejtorëve socialë kantonalë SODK për srf.ch. Por tani është e qartë se lufta do të zgjasë më shumë.
Prandaj bordi i SODK-së ka vendosur për këtë rekomandim: Pas dymbëdhjetë muajsh në Zvicër, refugjatët ukrainas duhet të shesin makinat e tyre. Nëse kjo nuk ia vlen për shkak të kostos së zhdoganimit, kantonet mund t’u kërkojnë pronarëve ukrainas të makinave të depozitojnë targat e tyre.
Marrja e ndihmës sociale dhe përdorimi i lirë i makinës – kjo nuk duhet të jetë më e mundur një vit pas mbërritjes në Zvicër. Kantonet bëjnë përjashtime nëse makina është absolutisht e nevojshme për punë ose për arsye shëndetësore.
Bëhet fjalë për trajtim të barabartë me të gjithë përfituesit e tjerë të ndihmës sociale, thotë përfaqësuesi i kantonit, Amstad, përcjell albinfo.ch. Edhe SODK-ja ka reaguar ndaj shqetësimeve që shprehen në popullatë lidhur me këtë: “Ka pasur reagime, sidomos kur refugjatët me automjetet e tyre sportive kanë shkuar deri te zyrat e mirëqenies sociale. Por kjo ishte një pjesë e vogël e refugjatëve ukrainas”.
Është e paqartë se sa ukrainas janë në Zvicër me makinë. “Nuk ka shumë,” thotë Gundekar Giebel nga departamenti i shërbimeve sociale të Bernës: “Në kantonin e Bernës, disa qindra nga rreth 7,000 refugjatë ukrainas kanë një automjet të tyre personal”.
Agjencia Zvicerane e Refugjatëve (Flüchtlingshilfe) mbështet masat shtrënguese: “Në kuptimin e trajtimit të barabartë me popullsinë lokale, kjo është e kuptueshme,” thotë zëdhënësja Eliane Engeler.
Ajo gjithashtu mbështet një shtrëngim të mëtejshëm: nga viti i ardhshëm, refugjatët ukrainas duhet të fusinm në përdorim asetet e tyre përpara se të marrin ndihmë sociale – me përjashtime: Shitja e aseteve në atdheun ukrainas duhet të jetë e arsyeshme dhe proporcionale, sipas SODK.
Në mënyrë të veçantë, për shembull, nuk preken shtëpitë në të cilat jetojnë njerëz të afërt me refugjatët – dhe pasuritë financiare që shërbejnë për të mbështetur të afërmit ose miqtë në Ukrainë.
Vështirë e realizueshme në praktikë
Disa zyra të mirëqenies sociale kanë përfshirë tashmë pasuritë e shtëpive të refugjatëve ukrainas të luftës në hetimet e tyre. Për shembull në kantonin e Bernës. “Çështja është shumë e vështirë, sepse çdo rast është një rast individual”, thotë Gundekar Giebel nga departamenti social i Bernës, duke përmbledhur përvojën e deritanishme.
Ai nuk është në dijeni të ndonjë dosjeje në të cilën pasuritë në Ukrainë janë llogaritur për mirëqenien sociale, transmeton albinfo.ch. Përfaqësues të tjerë të kantoneve gjithashtu theksojnë se sa vështirë është të bëhen sqarime të tilla në një vend që ndodhet në luftë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave














