Kriza në Ukrainë
Parashikohet përfundimi i luftës në Ukrainë
Francis Fukuyama, një politolog i njohur amerikan, ka dhënë një intervistë për “Thebulletin”, ku shtjellon pikëpamjet e tij për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe kthesën që mund të përjetojë konflikti në javët e ardhshme.
Sa i përket interesit të Putinit për fillimin e luftës, Fukuyama mendon se Presidentit rus i dolën gjërat jashtë parashikimit, pasi “kishte frikë se Ukraina do të hynte në NATO dhe ndodhi që ishin Suedia dhe Finlanda ata që iu bashkuan Aleancës Atlantike, duke e forcuar ndjeshëm atë”.
Nga ana tjetër, eksperti amerikan shprehet optimist për fitoren e Ukrainës: “Të gjithë e kanë nënvlerësuar Ukrainën që nga dita e parë, por narrativa ka ndryshuar dhe mendoj se ata mund të arrijnë fitoren, madje edhe para fundit të vitit”, përcjell albinfo.ch.
Fukuyama e konsideron jetike që forcat ukrainase të marrin pothuajse kontrollin total të Detit të Zi, gjë që do të ishte një goditje e rëndë për aspiratat e Kremlinit dhe do t’i bënte ata të kuptonin se nuk po ndjekin hapat e duhur.
“Për një negociatë të mundshme, duhet një dobësim më i madh i trupave ruse. Në atë pikë, rusët do të shqetësohen për një kolaps më të gjerë të regjimit dhe kjo mund t’i përgatisë ata të vijnë në tryezën e bisedimeve”, shpjegon Fukuyama.
I pyetur për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Putini, Fukuyama nuk e përjashton mundësinë: “Përshkallëzimi bërthamor është çështja më serioze dhe aq më tepër pasi Rusia është një nga fuqitë bërthamore më të mëdha në botë. Por, nuk ka vetëm rrezik bërthamor, ka edhe armë jashtëzakonisht të fuqishme kimike dhe biologjike”.
Një tjetër nga frontet e hapura që Putini ka filluar të ketë është brenda kufijve të tij. Gjithnjë e më shumë zyrtarë të lartë dhe oligarkë të afërt me Presidentin rus nuk e shohin me sy të mirë vazhdimin e pushtimit në kushtet aktuale. Pavarësisht kësaj, Fukuyama e ka të qartë se figura e Putinit është praktikisht e paprekshme: “Këto regjime autoritare janë mjaft elastike. Ne i quajmë personaliste, sepse nuk janë shtete me institucione të forta, por sillen rreth liderit”.
Në këtë mënyrë, Fukuyama hedh poshtë se lideri rus mund të jetë në pikëpyetje dhe nuk imagjinon një skenar lufte në të cilin Putini detyrohet të japë dorëheqjen apo diçka të ngjashme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












