Shqipëria
Shqipëria e Maqedonia e Veriut nënshkruan 21 marrëveshje
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zgjodhën Shkupin sot për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Aty u nënshkruan 21 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve.
Marrëveshjet synojnë dakordësimin e hapave të përbashkët dhe zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës, digjitalizimit dhe ntegrimit evropian
Kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi sot nga Shkupi se me Portin e Thatë të Strugës krijohet një infrastrukturë komplekse në funksion të rritjes së volumit të ndërveprimit mes dy vendeve.
Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Rama u ndal te marrëveshjet e nënshkruara sot mes dy vendeve.
“Kemi dakordësuar edhe tre nisma të propozuara nga zv/kryeministri i parë Artan Grubi, që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndërtimin e infrastrukturës së “Korridorit 8”, ndërtimin e një “Porti të Thatë” në Strugë dhe hapjen e vendkalimit të parë kufitar Strugë-Pogradec”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












