Lajme
Frikë për një “epidemi’ evropiane të kancerit në dekadën e ardhshme
Të paktën një milion raste të kancerit kanë mbetur të padiagnostikuara në Evropë gjatë dy vjetëve të pandemisë. Ekspertët kanë paralajmëruar se kjo mund të rezultojë në një “epidemi” evropiane të kancerit brenda dekadës së ardhshme.
Shkencëtarët e komitetit të ri të revistës prestigjioze mjekësore ”The Lancet Oncology”, të udhëhequr nga Profesor Mark Lawleri Queen’s University, Belfast, i cili bëri një publikim përkatës.
“Covid-19 ka nxjerrë në pah një sërë dobësish si në fushën e trajtimit të kancerit, ashtu edhe në fushën e kërkimit në Evropë, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë rrezikojnë të vonojnë trajtimin e kancerit për gati një dekadë’, thanë ekipi i shkencëtarëve, që drejtohen nga Profesor Mark Lawleri, në revistën “The Lancet Oncology”.
“Ne vlerësojmë se rreth një milion diagnoza të kancerit janë humbur në Evropë gjatë pandemisë. Ne po garojmë me kohën për të zbuluar këto raste të humbura. Përveç kësaj, ne vumë re ndikimin alarmues në kërkimet e kancerit, me mbylljen e laboratorëve dhe provat klinike të vonuara ose të anuluara gjatë valës së parë të pandemisë”, tha Lawler.
Raporti vlerëson se në vitin e parë të pandemisë ishin 1.5 milionë pacientë me kancer më pak, ndërsa një në dy pacientë me kancer nuk iu nënshtruan operacionit ose kimioterapisë së nevojshme në kohë. Për më tepër, 100 milionë teste diagnostikuese imazherike për kancerin nuk u kryen, kjo do të thotë se deri në 1 milion evropianë mund të kenë aktualisht kancer të padiagnostikuar.
Përtej koronavirusit, lufta në Ukrainë ka ndikimin e vet, duke qenë se Rusia dhe Ukraina kanë qenë gjithmonë dy vende të përfshira shumë në kërkimet për kancerin.
Mjeku Andreas Charalambous, president i Agjencisë Evropiane të Kancerit, tha se “ndërsa ka pasur shumë mbulim lajmesh për pushtimin rus të Ukrainës, ndikimi i thellë dhe i vazhdueshëm në kërkimin klinik të kancerit ka kaluar relativisht pa u vënë re. Tashmë ekziston një ndarje në rritje Lindje-Perëndim në kërkimin evropian të kancerit dhe është kritike që lufta Rusi-Ukrainë të mos e zgjerojë më tej këtë hendek”.
Raporti i ekspertëve zbuloi se në dekadën e mëparshme 2010-2019 investimet totale në Evropë për kërkimin e kancerit arritën në 20 deri në 22 miliardë euro, ose rreth 26 euro për frymë, krahasuar me 80.5 miliardë dollarë ose 234 euro për frymë në SHBA gjatë të njëjtës periudhë.
Komiteti rekomandon të paktën dyfishimin e kërkimve për kancerin në Evropë, duke e çuar në 50 euro për banor deri në vitin 2030.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti










