Lajme
Çifti shqiptar në Itali: Burrë e grua kapen me heroinë
Arrestohet shqiptari me gruan në Itali, u sekuestrohen 30 mijë euro dhe heroinë
Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij kanë rënë në prangat e policisë italiane, tha sot policia lokale në Pagova. Ata u gjetën me 9 kilogramë heroinë dhe 30 mijë euro, njofton albinfo.ch.
Çifti 29 dhe 27 vjeç dhe djali i tyre dhjetë muajsh jetonin në Parma.
Mediet vendase raportojnë se çifti akuzohet për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
Burrë e grua u arrestuan nga autoritetet italiane teksa po udhëtonin me mjetin e tyre tip “Volkswagen Polo”.
Në mjet ndodhej edhe fëmija i çiftit, 10-muajsh. Policia vendosi ta lërë në qeli 29-vjeçarin, kurse la të lirë gruan e tij, e cila duhet të kujdeset për fëmijën.
Gjatë kontrolleve të kryera në banesën dhe mjetin e shqiptarit, efektivët e policisë sekuestruan 30 mijë euro cash të përfituara nga shitja e drogës dhe 9 kilogramë heroinë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













