Futboll
“The Sun”: “Fluturo si shqiponjë”, artikull kushtuar Xhakës dhe Shaqirit
Media angleze i kushton vëmendje festimit të shqiptarëve
“The Sun” i ka kushtuar një shkrim festimit unik të shqiponjë dykrenare të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Festa me shqiponjë nga ana e shqiptarëve ka shkaktuar zemërim më herët kur është kryer nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Si Xhaka, ashtu edhe Shaqiri festuan golat e tyre për Zvicrën në fitoren 2-1 ndaj Serbisë, duke e bërë simbolin nacionalist të trashëgimisë së tyre etnike shqiptare.
Lojtarët bashkuan duart e tyre për t’u dukur si një shqiponjë me dy koka, si ajo e flamurit shqiptar. Shaqiri atë ditë kishte veshur takat e tij të futbollit me flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës, ku është përbuzur nga tifozët serbë.
Mbrojtësi gjermano-shqiptar, Shkodran Mustafi, përsëriti festimin me duar gjatë fitores së Arsenalit në Cardiff.
Por pse eshtë i diskutueshëm ky festim?
FIFA është nën presionin e Serbisë për të ndëshkuar golashënuesit që bëjnë këtë festim, me ata që kërkojnë një ndëshkim për ndy ndeshje, i cili parashikohet edhe nga Rregullorja e FIFA-s.
Duke folur për gazetarët pas asaj ndeshjeje të madhe, Shaqiri tha: “Ju mund të shihni se çfarë bëra dhe mendoj se është thjesht emocion. Jam shumë i lumtur që shënova atë gol. Nuk ishte asgjë më shumë se kaq. Unë mendoj se ne nuk duhet të flasim për këtë tani”.
Xhaka tha: “Sinqerisht, kundërshtarët e mi nuk më interesuan fare se çfarë menduan për festimin e shqiponjës.
Ishte për njerëzit e mi, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë. Për ata që nuk më lanë pas dore, në vendlindjen time, ku janë rrënjët e prindërve të mi. Këto ishin thjesht emocione të pastra”.
Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën me një shumë prej 7630 paund secili për festën e shqiponjës së Shqipërisë, e cila u quajt si një sjellje josportive nga FIFA.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri














