Lajme
Në vitin 2023, në Zvicër pirja e kafesë do të kushtojë më shtrenjtë
Sipas Cafetiersuisse, një rritje prej të paktën 40 centëve do të ishte e nevojshme për të "siguruar qëndrueshmërinë e bizneseve"
Pirja e kafesë në Zvicrën gjermanishtfolëse ishte shtrenjtuar tashmë edhe në vitin që po lëmë pas. Çmimi mesatar për një “krem kafe” (emërtimi i kafes standarde me krem, në Zvicër) është rritur me 9 centë ose “rapë” duke arritur çmimin mesatar prej 4.39 frangash, transmeton albinfo.ch.
Këtë e tregon një sondazh i realizuar me 650 kafene dhe bistro nga grupi i interesit Cafetiersuisse.
Por, në vitin e ardhshëm, kafeja duket se do të bëhet edhe më e shtrenjtë, madje shtrenjtimi pritet që kësaj radhe të jetë më i madh se ai që u bë gjatë vitit 2022, shkruan srf.ch.
Sipas Cafetiersuisse, një rritje prej të paktën 40 centëve do të ishte e nevojshme për të “siguruar qëndrueshmërinë e bizneseve” në sektorin e kafeneve.
Arsyet për këtë janë pagat paksa më të larta në tregtinë e hotelierisë dhe çmimet më të larta të lëndëve të para.
Megjithatë, pavarësisht çmimeve më të larta që priten në vitin që vjen, Cafetiersuisse pret që bumi zviceran i pirjes së kafesë jashtë shtëpisë të vazhdojë.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













