Lajme
Gjenevë: Plan emergjent i ‘motit të ftohtë’ për të ndihmuar të pastrehët
Pjesa më e madhe e Zvicrës është goditur nga temperaturat nën zero këtë fundjavë. Në Gjenevë, autoritetet kanë aktivizuar një plan urgjent të “motit të ftohtë” për të ofruar strehim për të gjithë njerëzit e pastrehë në qytet, përcjell albinfo.ch.
Temperaturat kanë rënë shumë nën zero në rajonet frëngjisht dhe gjermanishtfolës për shkak të një shpërthimi të ajrit të Arktikut dhe reshjeve të borës të premten dhe të shtunën.
Në La Brévine, në Zvicrën veriperëndimore, merkuri ra në -21.8° Celsius të shtunën mbrëma – rekordi më i ulët këtë vit. Temperaturat e akullta u regjistruan gjithashtu të njëjtën natë në Koppigen në kantonin e Bernës (-15,4°C), La Chaux-de-Fonds në kantonin Neuchâtel (-13°C) dhe aeroportin e Cyrihut (-8,6°C).
Ndërkohë, merkuri mbeti mbi zero në kantonin Ticino në jug të Zvicrës (5,1°C në Lugano), përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













