Lajme
Gjermania do të forcojë ligjin për armët pas komplotit të dyshuar për grushtshtet
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, i tha gazetës gjermane Bild am Sontag të dielën se qeveria kishte plane për të forcuar ligjet e saj për armët, në përgjigje të zbulimit të një komploti të dyshuar të së djathtës ekstreme për të përmbysur me dhunë shtetin, përcjell albinfo.ch.
Komploti u zbulua ditët e kaluara, me komplotistët që planifikonin të instalonin Princin Reuss Heinrich XIII si udhëheqës kombëtar.
Autoritetet kanë renditur më shumë se 50 të dyshuar në komplotin antiqeveritar, i cili ishte i lidhur me lëvizjen Reichsbürger.
Grupi refuzon sistemin ligjor dhe politik gjerman, me shumicën e anëtarëve të tij që propagandojnë rithemelimin e perandorisë gjermane të themeluar në 1871.
“Ne kemi nevojë që të gjitha autoritetet të ushtrojnë presion maksimal” për të hequr armët e tyre, citohet të ketë thënë Faeser, e cila ishte arsyeja pse qeveria “do të shtrëngonte më tej ligjet për armët”.
Megjithëse qytetarët në Gjermani mund të zotërojnë armë, vendi ka disa nga ligjet më të rrepta të armëve në Evropë. Mbajtja private e armëve të zjarrit është e rrallë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












