Maqedonia
Aeroporti i Shkupit rikthen fluturimet pas “alarmeve të rreme” për bomba
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se kërcënimet që i janë bërë Aeroportit të Shkupit të premten kanë rezultuar të rreme, prandaj edhe është rikthyer orari i fluturimeve.
Në orët e mëngjesit nuk ka pasur fluturime nga Shkupi, derisa ato që e kanë pasur destinacion kryeqytetin maqedonas e kanë devijuar udhëtimin.
Përveç aeroportit, kërcënime për bomba ka pasur edhe në disa objekte të tjera: hotele, qendra tregtare, në 15 shkolla fillore dhe të mesme, në kopshte fëmijësh dhe qendra të ndryshme sportive.
Si pasojë e këtyre kërcënimeve është evakuuar edhe hoteli “Aleksandar Palace”, ku ka qenë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrollet antiterroriste si dhe masat për zbardhjen e rasteve”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Alarme për vendosje të bombave ka pasur edhe ditën e mërkurë në 49 objekte të arsimit dhe institucioneve të tjera shtetërore, por edhe në qytete të tjera, si në Kumanovë, Kavadar, Shtip dhe Manastir.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se institucionet po punojnë për zbardhjen e këtyre kërcënimeve që kanë nisur më 26 tetor, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete Zvicra ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, duke mbajtur gjallë... -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore













