Futboll
“Topi i Artë”, përplasja e radhës mes Messi-t dhe Mbappe-s
Të shënosh 3 gola në një finale të Kupës së Botës, të tregohesh i saktë edhe në goditjen e penalltive, e në fund të mos jesh fitues i botërorit, ishte e paimagjinueshme, deri në momentin që diçka të tillë e përjetoi Mbappe, përcjell albinfo.ch.
Fitimi i “Këpucës së Artë” të botërorit është një ngushëllim që nuk mjafton për 23-vjeçarin, i cili bëri gjithçka për të fituar kupën e dytë të botës, por në fund iu desh që të shikonte Argjentinën, e veçanërisht Messin që të festonte.
Nuk duhej shumë për të kuptuar që “dashuria” mes Messit dhe Mbappe nuk është aq sa ata e deklarojnë. Në fushën e lojës ishte një betejë e ashpër, një sfidë e cila dukej në çdo moment kur njëri-prej tyre shënonte. Në një finale çdokush do të fitonte, por ftohtësia e Mbappes dhe Messit nuk mund të kalonte pa u vënë re.
Mbape nuk e kishte presionin e triumfit, pasi e arriti këtë sukses më 2018, ndryshe nga Messi që donte me çdo kusht ta fitonte. Në finale të dy ishin protagonistë absolut, por në fund energjia e Mbappe nuk e mundi dot dëshirën e Messit.
Pas finales, të dy do të takohen përsëri tek PSG, aty ku do të kërkojnë që tani së bashku të fitojnë gjithçka, por në mes do të ketë një tjetër përballje mes tyre, Topi i Artë. Mbappe bëri gjithçka siç duhet në aspektin individual, ndërsa në anën tjetër, Messi arriti trofeun. Rrjedhimisht të dy do të jenë kandiat për triumfin më të rëndësishëm individual. Tani, situata përmbyset, Mbappe kërkon të parin, ndërsa Messi të tetin.
Për të arritur tek “Topi i Artë” sigurisht do të peshojë dhe ajo çka do të bëjnë tek PSG, tani si shokë skuadre. Champions është i lakmueshëm për të dy, ashtu dhe trofetë e tjerë në Francë, por harmonia e tyre në fushë do të thotë shumë.
12 vjet mes Mbappe dhe Messi bëjnë diferencën, me francezin, i cili me gjasë do të jetë pasuesi i argjentinasit në rangun e të mirëve.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet Fyerjet dhe shpifjet ndaj këshilltares federale në platformën X shkaktojnë procedura ligjore dhe debatin mbi përgjegjësinë... -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë -
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026











