Lajme
Është arritur marrëveshja për punën në distancë për punëtorët ndërkufitarë nga Franca
Që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, udhëtarët ndërkufitarë nga Franca që punojnë në telekomunikacion kanë përfituar nga një marrëveshje e posaçme, e favorshme tatimore, sipas së cilës ata paguanin taksat në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Zgjidhjet kalimtare të krijuara gjatë izolimeve skadojnë më 31 dhjetor. Nga janari do të jenë në fuqi rregulla të reja, të përhershme këtë herë.
Zyrtarët zviceranë dhe francezë tani kanë rënë dakord për një normë të punës në shtëpi prej maksimumi 40 për qind, me një kufi vjetor prej 90 ditësh të kryer në shtëpitë franceze nga punonjësit e kompanive zvicerane.
Zvicra do t’i paguajë një taksë Francës kur një punëtor ka kryer më shumë se 40 ditë punë në shtëpi.
Nuk është ende e qartë se si do të llogariten ditët e kaluara në punë në shtëpi.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane












