Lajme
Stuhi masive në SHBA në prag të festave
Dhjetëra-miliona amerikanë po përballen me temperatura të acarta, rreshje dëbore, ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulim të planeve për festat, nga një stuhi dimërore që metereologët thonë se është pothuajse e paprecedentë për nga shtrirja e saj, duke ekspozuar rreth 60% të popullsisë së Shteteve të Bashkuara ndaj motit dimëror.
Më shumë se 200 milionë vetë rrezikoheshin të premten të prekeshin nga moti i keq, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.
Ndërprerjet e energjisë kanë lënë më shumë se 1.4 milionë shtëpi dhe biznese në errësirë, sipas faqes së internetit PowerOutage, e cila gjurmon raportet e shërbimeve elektrike.
Ndërkohë afro 3,900 fluturime brenda vendit dhe ndërkombëtare u anuluan të premten, sipas faqes FlightAware, duke shkaktuar më shumë kaos ndërsa udhëtarët përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre për pushime. Disa aeroporte, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Siatëllit, i mbyllën pistat.
Stuhia masive është përhapur thuajse në gjithë vendin dhe më tej. Në Kanada, kompania WestJet anuloi të premten të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos, duke filluar nga ora 9 e mëngjesit dhe në Meksikë, migrantët prisnin pranë kufirit të Shteteve të Bashkuara, në temperatura jashtëzakonisht të ftohta.
Parashikuesit e motit thanë se një ciklon bombë – kur presioni atmosferik bie shumë shpejt duke shkaktuar një stuhi të fortë – po konsolidohej pranë Liqeneve të Mëdha, duke shkaktuar erëra të forta dhe dëborë.
Zëdhënësja e policisë në Kansas City, Donna Drake tha se një shofer minibusi vdiq të enjten pasi humbi kontrollin në rrugët e akullta dhe u përmbys në një përrua.
Ndërkohë aktivistët po nxitojnë për të mbrojtur të pastrehët nga i ftohti.
Në Miçigan, trashësia e dëborës arriti në 15 centimetra në zonën Grand Rapids, dhe reshjet do të vazhdojnë ndoshta deri në mëngjesin e Krishtlindjes.
Shërbimi i motit po parashikon Krishtlindjet më të ftohta në më shumë se dy dekada në Filadelfia të Pensilvanisë dhe shumë nga shkollat anuluan mësimin.
Në Buffalo të shtetit të Nju Jorkut, kryebashkiaku Byron Brown u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi pasi meteorologët paralajmëruan se qyteti mund të kishte deri në 1.2 metra borë gjatë fundjavës.
Rreth 150,000 shtëpi dhe biznese në Masaçusets, Rhode Island, Maine, New Hampshire dhe Vermont nuk kishin energji elektrike që nga mëngjesi i së premtes. Në Konektikat pati 100,000 raste të ndërprerjes së energjisë./VOA
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














