Kosova
Emisioni i plotë mbi vizitën e grave zvicerane në Krushën e Madhe
Dy gratë nga Zvicra kanë provuar edhe punën që gratë e Krushës bëjnë në kooperativën e tyre për përpunimin e perimeve, të themeluar nga Fahrije Hoti
Mbrëmë, transmetuesi publik i Zvicrës gjermane SRF, në kuadrin e serialit dokumentar “SRF bi de Lüt” ka emetuar një emision interesant mbi Kosovën, shkruan albinfo.ch. Në të vërtetë emisioni bën fjalë për një aventurë mbresëlënëse të dy grave zvicerane nga fshati, të cilat, me iniciativën e televizionit në fjalë kanë shkruar në Kosovë, gjegjësisht në fshatin Krushë e Madhe, pa pasur më parë dijeni se ku do të shkojnë.
Në fshatin e njohur të Kosovës ato kanë qëndruar disa ditë duke bashkëjetuar me gratë e veja të Krushes së Madhe, fshatit që ka përjetuar njërën ndër masakrat më të mëdha nga serbët, gjatë luftës në Kosovë.
Dy gratë fermere zvicerane kanë provuar edhe punën që gratë e Krushës bëjnë në kooperativën e tyre për përpunimin e perimeve, të themeluar dhe udhëhequr nga Fahrije Hoti, njëra nga shumë gratë e këtij fshati, burrat e të cilëve janë masakruar dhe pastaj janë zhdukur gjatë luftës së fundit.
Ato kanë përjetuar edhe një gazmend familjar në Krushëne Madhe, duke provuar edhe atmosferën gazmore atje.
Këtu mund ta shikoni emisionin e plotë të televizionit SRF mbi vizitën e grave zvicerane në Krushë të Madhe.
E-Diaspora
-
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët Një mbrëmje kulturore në Gjenevë që bashkon tre grupe të reja në interpretimin e valleve tradicionale... -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
SH.K.A “Dardania” në zemër të festivalit ndërkulturor në Winterthur -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët Një mbrëmje kulturore në Gjenevë që bashkon tre grupe të reja në interpretimin e valleve tradicionale... -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë
















