Lajme
WhatsApp nuk do të funksionojë në 49 modele të telefonave nga viti 2023
Shërbimi i mesazheve WhatsApp do ndalojë së punuari në miliona telefona. Njerëzit me modele të vjetra iPhone dhe Android nuk do të mund të përdorin WhatsApp pas 31 dhjetorit pa bërë një update, i cili nuk bëhet tek modelet e vjetra.
WhatsApp do të pushojë së funksionuari në 49 modele të telefonave duke përfshirë iPhone 5 ose 5c së bashku me disa modele Huawei, LG dhe Samsung.Përdoruesve të këtyre telefonave do t’u dërgohet një alarm nga WhatsApp përpara se të pushojë së funksionuari.
“Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime”, tha WhatsApp.
Për të përditësuar sistemin tuaj operativ në një iPhone, shkoni te cilësimet “të përgjithshme” dhe zgjidhni “përditësimi i softuerit”. Nëse pajisja juaj nuk mund të ekzekutojë softuerin e përditësuar, do t’ju duhet një telefon më i ri për ta bërë këtë.
Në tetor WhatApp ndaloi së punuari në iPhone duke përdorur iOS 11 dhe softuer më të vjetër. Në nëntor WhatsApp lançoi një mjet të ri të quajtur ‘Message Yourself’, i cili, siç sugjeron emri, ju lejon t’i dërgoni vetes shënime, kujtime dhe përditësime. Ky funksion është i disponueshëm në Android dhe iPhone dhe ju lejon të filloni një bisedë 1:1 me veten brenda aplikacionit WhatsApp/living
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












