Lajme
Mërgimtari nga Lugina vdes në një aksident tragjik në Serbi
24 vjeçari Shëndrit Ahmeti nga fshati Lluçan i Bujanocit ka mbetur i vdekur në një aksident tragjik që ndodhi në Serbi teksa ishte duke ardhur nga Gjermania pēr pushime në vendlindje.
Siç shkruajnë mediat shqipe nga Lugina, automjeti me të cilin po udhëtonte i ndjeri së bsshku me nënën dhe vëllaun e tij u godit nga një kamion në afërsi të vendit të quajtur Aleksinovac. Dy anëtarët e familjes raportohet se ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa raportohet se vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Kjo ngjarje ka ndodhur në mëngjesin e 26 dhjetorit.
Ndërkohë të afërm të të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 12:00 në fshatin e tij të lindjes në Lluçan.
I ndjeri Shëndrit Ahmeti në Gjermani ishte futbollist i klubit gjerman TSV 1860 Munich. Ky klub ka reaguar në faqen e vet duke shprehur dhimbje për humbjen e lojtarit të tyre.
““Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhet në reagimin e klubit.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













