Lajme
Emigrantët shqiptarë nga SHBA-ja paguajnë borxhin e tërë fshatit në vendlindje
Dy emigrantë shqiptarë në SHBA kanë bërë një gjest human, duke ndihmuar bashkëkombasit e tyre në vendlindje. Bëhet fjalë për Alfred Përgjonin dhe Admir Lufi, të cilët kanë paguar të gjitha borxhet e dyqanit në fshatin e tyre të lindjes, Luf, në Pukë.
Në një lidhje me Skype për ABC ata treguan si e morën këtë vendim pa e ditur shumën.
Ideja ishte e të dyve, unë ia propozova Admirin. Në fakt, kemi vjet që kemi marrë pjesë në një fondacion që drejton bashkudhëtari ynë Fran Gjoka. Meqë është fshati nga ne vijmë dhe menduam t’i ndihmojmë, duke paguar të gjitha borxhet që janë te i vetmi dyqan që është në fshat. Kanë mbetur diku 40-50 familje aty”, tha Alfredi.
“Ne jemi nga një fshat që i njohim të gjitha familjet e fshatit. Megjithatë, vlen për t’u vlerësuar shitësi Vitor Ndocaj, sepse nuk është e lehtë të japësh borxhe, kur e di që një person nuk ka për të të dhënë për ditë të tëra. Edhe bashkë me mikun tim, Alfredit, vendosëm që të bëjmë diçka ndryshe nga ditët e tjera. Edhe vendosëm pa e ditur se sa është shuma, dërguam një mikun tonë dhe kemi marrë listën, edhe duke hapur fletoren, duke bërë llogaritë, i shlyem”, tha Admiri.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












