Lajme
Nga sot WhatsApp nuk funksionon në disa modele telefonash
Me nisjen e vitit 2023, WhatsApp ka njoftuar se aplikacioni i komunikimi me mesazhe dhe video nuk do të jetë më funksional për 47 aparate celularësh, përfshirë edhe disa modele të Iphone.
WhatsApp bën përditësime shpesh dhe herë pas here celularët e vjetër nuk mund të vazhdojnë më ta suportojnë aplikacionin.
Këtë herë, vetëm dy modele iPhone do të humbasin aksesin në aplikacionin e mesazheve së bashku me një mori telefonash të vjetër inteligjentë Android.
Shumica e telefonave që do të përjashtohen janë lansuar në treg më shumë se dhjetë vjet më parë, midis 2012 dhe 2013. Me ardhjen e vitit të ri, WhatsAppi do të kërkojë sisteme më të avancuar të android dhe IOS.
“Për të vazhduar me avancimet më të fundit të teknologjisë, ne rregullisht ndalojmë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra për të fokusuar burimet tona në risitë e fundit. Nëse ndalojmë së mbështeturi sistemin tuaj operativ, do të njoftoheni dhe do t’ju kujtohet disa herë që të përmirësoni pajisjen tuaj për të vazhduar përdorimin e WhatsApp”, njoftoi kompania.
E-Diaspora
-
Londër
Londra nderon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me pritje diplomatike Muzikë, diplomaci dhe krenari kombëtare për 18-vjetorin e Kosovës në Londër... -
Romë
Ambasada e Kosovës në Romë shënon 18-vjetorin e Pavarësisë -
Japoni
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë me pritje solemne në Japoni -
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë -
Musa Kamenica: Lozana ka nevojë për politika sociale të forta dhe gjithëpërfshirëse
Jeta në Zvicër
-
Më shumë raste të sëmundjes së “legjionarëve” në Zvicër Numri i rasteve të sëmundjes së Legjionarëve është rritur në Zvicër që nga viti 2001. Burrat... -
Musa Kamenica: Lozana ka nevojë për politika sociale të forta dhe gjithëpërfshirëse -
Zgjedhjet e 8 marsit në Lozanë: «Më shumë pragmatizëm dhe më pak ideologji» -
Ujë i pijshëm i kontaminuar në Thurgau -
Zvicra mbyll vitin 2025 me suficit prej 300 milionë frangash












